Raporti nga SHSKUK: 121 pacientë po trajtohen nga COVID 19, 7 në gjendje të rënduar shëndetësore

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 10:45
Raporti nga SHSKUK: 121 pacientë po trajtohen nga COVID 19, 7 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 121 pacientë, 67 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekimin intensiv qendror, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur nga SHSKUK përmes një njoftimi.

Raporti i plotë:

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 24 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 13 pacientë

(Kosova Sot Online)