Përplasje me karrige dhe me sende të forta, 4 të plagosur, 2 të shoqëruar

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 10:46
 Përplasje me karrige dhe me sende të forta, 4 të plagosur, 2 të shoqëruar

Një përplasje fizike ka ndodhur në mes të Tiranës, ku janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i ndodhur pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.

Raportohet se janë përplasur fizikisht disa banorë të kësaj zone për arsye ende të paqarta. Dyshohet se njëri prej të përfshirëve në sherr ka qëlluar me armë zjarri në ajër por deri tani s’kemi të konfirmuar për ndonjë te plagosur nga të shtënat.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar përshkallzimin e konfliktit. Është sekuestruar një armë zjarri pistoletë ndërsa, dy persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me ngjarjen.

Sherri i ndodhur pranë shkollës ka krijuar panik edhe te nxënësit të cilët kanë qënë në mësim. E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë menjëherë konfliktin masiv.

(Kosova Sot Online)