Duke menduar se ishte e shefit.punëtori shkatërron me sëpatë veturën luksoze

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 09:11
Duke menduar se ishte e shefit.punëtori shkatërron me sëpatë veturën luksoze

Aktakuzë është ngritur kundër një punonjësi 44 vjeçar i cili demoloi me sëpatë  një makinë Audi A8 3.0 TDI Quattro, për të cilën ai mendoi se ishte në pronësi të shefit të tij.

Sipas aktakuzës, ai goditi makinën me një sëpatë të gjatë 20 centimetra dhe theu xhamat, çatinë panoramike dhe shkatërroi llamarinën në të gjitha anët e Audisë, duke kryer kështu  vepër penale kundër pronës dhe dëmtimin e pronës së dikujt tjetër.

Punëtori rrëfeu menjëherë në polici dhe tha se e bëri atë sepse pronari i kompanisë i kishte borxh disa paga që ai nuk donte t’ia paguante. Por gjatë hetimit, doli që punëtori shkatërroi makinën e gabuar.

(Kosova Sot Online)