Sa raste të dhunës në familje u shënuan dje në Kosovë?

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 09:32
Sa raste të dhunës në familje u shënuan dje në Kosovë?

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.

Në raportin 24 orësh thuhet se dy raste janë në Prishtinë, të tjerët në Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Zubin Potok.

Vetëm në njërin nga rastet e dhunës është arrestuar një burrë nga Gjilani i cili ka sulmuar fizikisht babain e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)