Numri i asamblistëve që pritet t’i kenë partitë politike në Prishtinë

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 19:05
Numri i asamblistëve që pritet t’i kenë partitë politike në Prishtinë

Më 17 tetor në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ndërsa sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

KQZ po ashtu në web faqen zyrtare ka publikuar edhe të dhënat për kuvende komunale. Në komunën e Prishtinës, në Asamblenë Komunale do të jenë 51 asamblistë, kurse sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë 17 ulëse,  me 34,20 përqind të votave.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, e të cilat nuk janë përfundimtare, Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë 13 asamblistë, kurse Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 9 ulëse, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë 5  vende.

Sipas të dhënave për Kuvende Komunale, Aleanca Kosova e Re do të ketë 3 asamblistë, dhe Lëvizja për Bashkim një asamblist.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 shkurt, kurse Prishtina do të jetë në balotazh me dy kandidat, Arben Vitia nga LVV dhe Përparim Rama LDK.

(Kosova Sot Online)