Kosovari ia vjedh shefit mbi 1 mijë euro, ai e raporton në polici

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 10:13
Kosovari ia vjedh shefit mbi 1 mijë euro, ai e raporton në polici

Një person ka raportuar në polici se punonjësi ka marrë pazarin ditor në vlerë prej 1 mijë e 40 eurove.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Graçanicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i besimit”.

 “Graçanicë, 19.10.2021-10:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se punonjësi i tij, mashkull kosovar ka marrë pazarin në vlerë të 1040.99  euro dhe nuk e ka dorëzuar në kompani. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)