Pas humbjes në Mitrovicë, Agim Bahtiri fluturon për në Holandë

  • G.G /
  • 20 October 2021 - 12:23
Pas humbjes në Mitrovicë, Agim Bahtiri fluturon për në Holandë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka udhëtuar tek familja e tij në Holandë.

“Jepi Zë” ka siguruar edhe videon ku shihet kryetari Bahtiri në Aeroportin e Prishtinës teksa bëhet gati për fluturimin e tij.

Pas humbjes në zgjedhjet e fundit për kryetar të Mitrovicës, Bahtiri ka vendosur të shkojë në Holandë tek familja e tij e gjerë që t’i vizitojë, por sipas informacioneve ai do të kthehet sërish pas disa ditësh.

Ndryshe Bahtiri ka pranuar humbjen nga rivali i tij politik, Bedri Hamza, të cilit edhe i ka uruar fitoren dhe ka shprehuar gatishmërinë për dorëzimin e detyrës.

https://www.facebook.com/watch/?v=853896365272364

(Kosova Sot Online)