KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 14:50
KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit. Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale.

Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahemtaj tha këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.

Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori.

(Kosova Sot Online)