Prishtinës i kthehet ajri i ndotur

  • E. /
  • 29 October 2021 - 08:53
Prishtinës i kthehet ajri i ndotur

Sipas matësit të ajrit në kryeqytet, IQAir, momentalisht ajri është i ndotur dhe jo i shëndetshëm.

Parametrat tregojnë se indeksi i ajrit është 141, ndërsa PM2.5, që është konstantja e ajrit, është 5.2 herë më e rëndë sesa parametrat e OBSh-së.

Gazrat nga makinat dhe djegia e qymyrit për ngrohje konsiderohet të jenë ndër problematikat kryesore të kësaj ndotjeje e cila mbetet e pazgjidhur për vite me radhë.

Sipas IQAir, në këtë lloj ajri, duhen bartur maskat, mbyllur dritaret për të evituar ajrin e papastër, duhen reduktuar aktivitetet në ambiente të hapura dhe të pastrohet ajri përmes aparateve për ambiente të mbyllura.

(Kosova Sot Online)