Viti: Gjendet e mitura që ishte zhdukur ditë më parë, dyshohet se është dhunuar

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 10:39
Viti: Gjendet e mitura që ishte zhdukur ditë më parë, dyshohet se është dhunuar

Një e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur ditë më parë, është gjetur të premten.

Sipas policisë, ajo ka deklaruar se ishte dhunuar nga një person.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërkaq viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

“Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)