Kryeministri kroat nesër në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 18:56
Kryeministri kroat nesër në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković do të vizitoj nesër Kosovën.

Zyra e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka dërguar agjendën e ku Osmani do të takohet me kryeministrin kroat.

Njoftimi i plotë:

Në orën 12:05, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenković.
Vendi: Kabineti i Presidentes;
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, dhe më pas do ketë edhe komunikatë për media.
P. S – Ju njoftojmë se duke filluar nga 13 shtator 2021, në të gjitha aktivitetet që organizohen nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për të gjitha mediet e interesuara për t’i përcjellë ato, DUHET që në hyrje të objektit, të dëshmojnë se janë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID19 në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë brenda.

(Kosova Sot Online)