Tragjedia në Bullgari, Zaev: Në mesin e udhëtarëve një person nga Presheva dhe një nga Belgjika

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 09:53
Tragjedia në Bullgari, Zaev: Në mesin e udhëtarëve një person nga Presheva dhe një nga Belgjika

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë nga Bullgaria njoftoi shumica e udhëtarëve nga autobusi i aksidentar në autostradën Struma në Bullgari janë nga Maqedonia e Veriut.

Zaev tha se në mesin e ushtëtarëve ka qenë një shtetas i Serbisë, gjegjësisht qytetar i Preshevës dhe një shtetas i Belgjikës.

“Siç e pamë, të gjithë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nga nacionalitete të ndryshme. Kemi një qytetar nga Presheva nga Serbia, që është së bashku me të fejuarën nga Kumanova. Kanë qenë së bashku në Stamboll. Pamë që në listë kishte edhe shtetas të Belgjikës”, tha mes tjerash Zaev.

(Kosova Sot Online)