Haradinaj pas aksidentit tragjik në Bullgari: Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 10:16
Haradinaj pas aksidentit tragjik në Bullgari: Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, për të cilët raportohet se janë shqiptarë, kryesisht të moshave 25-30.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.

“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit.

Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit!”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot para spitalit “Pirogov” tha se kanë vizituar personat që i kanë mbijetuar aksidentit dhe se gjendja shëndetësore e të lënduarve është e qëndrueshme.

(Kosova Sot Online)