E pazakontë, presidenti i infektuar me COVID dekreton kryeministrin nga një ‘kuti xhami’

  • E. /
  • 29 November 2021 - 14:31
E pazakontë, presidenti i infektuar me COVID dekreton kryeministrin nga një ‘kuti xhami’

Një ceremoni e pazakontë është zhvilluar në Çeki, në lidhje me dekretimin e kryeministrit të ri.

Presidenti çek Milos Zeman, ka dekretuar kryeministrin Petr Fiala, ndërsa qëndronte brenda një kutie xhami pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Milos Zeman përshëndeti Petr Fiala gjatë ceremonisë zyrtare në rezidencën e tij në Pragë.

77-vjeçari ishte i ulur në një karrige me rrota dhe i shoqëruar nga një mjek i veshur tërësisht me pajisje mbrojtëse, pasi u sëmur me Covid gjatë një qëndrimi prej gjashtë javësh në reanimacion.

Qeverisë së re do t’i duhet të përballet me një valë të re koronavirusi që rrezikon të fusë në kolaps spitalet si dhe me një krizë energjetike. 

(Kosova Sot Online)