Shaqir Totaj do ta pranojë detyrën e kryetarit të Prizrenit të hënën

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 12:49
Shaqir Totaj do ta pranojë detyrën e kryetarit të Prizrenit të hënën

Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj do ta pranojë detyrën të hënën në ora 11:00.

Ky njoftim vjen pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve në Prizren.

Kryetari i sapozgjedhur Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës do ta pranojë detyrën nga kryetari i deritanishëm Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj të cilit fitoi me 51.01% të votave më 14 nëntor.

(Kosova Sot Online)