Lexoni edhe:
Vendos MSH: Nga 9 dhjetori fillohet me dhënien e dozës së tretë të vaksinës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendosja e emrit të fëmijëve në mesin e shqiptarëve është speciale dhe se lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit, Kosovës.
Rama këto komente i ka bërë para ish-sekretares amerikane Hillari Kllinton gjatë pranimit të çmimit “Vital Voices Global” në New York.
Vendos MSH: Nga 9 dhjetori fillohet me dhënien e dozës së tretë të vaksinësLexoni edhe:
“Duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale, që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Kosova është i vetmi vend që ka fëmijë me emrin Kllinton ose Billkllinton.
“Dhe meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Kllinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billkllinton. Kështu e kanë thjeshtë emrin po, si të themi Billkllinton Rama”, ka shtuar ai.
Në fund, Rama ka theksuar se vendosja e emrit është bërë falë presidentit Bill Klinton, i cili ndihmoi çlirimin e Kosovës nga regjimi serb.
“Të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur, falë Presidentit [Bill] Kllinton, Zonjës së Parë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht të gjithin”, ka përfunduar Rama.
(Kosova Sot Online)