Vjen reagimi i Xhelal Sveçlës pas aksionit në Karaçevë, e cilëson të suksesshëm

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 12:22
Vjen reagimi i Xhelal Sveçlës pas aksionit në Karaçevë, e cilëson të suksesshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të zhvilluar sot në Karaçevë.

Sveçla e ka cilësuar si aksion të suksesshëm të Policisë së Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se janë konfiskuar aparate për lojërat e bixhozit janë rrënuar objektet ilegale si dhe ka patur të arrestuar.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente” shkruan Sveçla në Facebook.

Reagimi i plotë:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.

(Kosova Sot Online)