4 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici, vetëm dy persona u dërguan në mbajtje

  • G.G /
  • 15 December 2021 - 13:26
4 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici, vetëm dy persona u dërguan në mbajtje

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Mirëpo vetëm dy persona janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Dje në orën 19:10 një grua në Prizren ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ditën e djeshme në orën 17:24 në Klinë është arrestuar një burrë pasi që kishte kanosur verbalisht nënën dhe vëllain e tij si dhe kishte demoluar disa orendi shtëpiake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje në orën 01:00 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje edhe në Rahovec.

Sipas policisë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)