314 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 09:08
314 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 314.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është afro 158 mijë, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,988 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi dy mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 650 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)