Shkaktoi aksident dhe u largua, 29 vjeçari ndalohet nga policia në Prizren, i gjehet një thikë

  • G.G /
  • 20 December 2021 - 13:42
Shkaktoi aksident dhe u largua, 29 vjeçari ndalohet nga policia në Prizren, i gjehet një thikë

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:00, i dyshuari E. G i lindur në vitin 1992, pasi ishte përfshire në aksident trafiku dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur në brez një mjet i mprehtë (thikë) luftarake me gjatësi 11cm. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin e policisë ne Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar qe përmban 1.15 promil.  

Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti.

(Kosova Sot Online)