Vetëm 310 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 15:25
Vetëm 310 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

310 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuara në 1 milion e 654 mijë e 843.

873 mijë e 836 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

(Kosova Sot Online)