Raportohet se ShBA-ja e Rusia i kanë nisur bisedimet për kërkesat ruse

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 10:04
Raportohet se ShBA-ja e Rusia i kanë nisur bisedimet për kërkesat ruse

Një diplomat rus citohet nga agjencia RIA të ketë thënë se kanë filluar kontaktet mes Shteteve të Bashkuara e Rusisë për garancitë e sigurisë që i ka kërkuar kjo e fundit.

RIA raportoi se ky diplomat gjithashtu ka thënë se ekziston mundësia që palët të arrijnë mirëkuptim, shkruan Reuters.

Rusia ende nuk ka vendosur se cilët hapa do t’i bëjë, në rast se NATO-ja refuzon që ta shqyrtojë pozicionin e vet, tha negociatori i lartë i sigurisë, Kontantin Gavrilov, por Brukseli e kupton se Moska nuk është duke u shtirur.

Federata Ruse ka kërkuar garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet drejt Ukrainës dhe nuk do të dërgojë armë e trupa në këtë vend, pavarësisht aspiratave të Kievit për anëtarësim dhe ankesave për grumbullimin e trupave ruse afër kufirit.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania e Britania e Madhe e kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja të rënda në rast të pushtimit të Ukrainës, ndonëse ministri britanik i Mbrojtjes ka thënë se, me shumë gjasë, vendi i tij nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë, në rast të sulmit nga Rusia.

(Kosova Sot Online)