Brenda ditës raportohen katër raste të dhunës në familje

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 10:44
Brenda ditës raportohen katër raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje, në 24 orët e fundit.

Të katër rastet sipas policisë kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Në Lipjan një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

“Lipjan 19.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Graqanicë është raportuar se pas një mosmarrëveshje një burrë ka tentuar që ta sulmojë fizikisht gruan e tij.

“Graqanicë 19.12.2021-17:40. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje  i dyshuari mashkull  kosovar ka tentuar ta sulmoj fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila ka probleme psikike .  I dyshuari dhe babai i viktimës janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më tutje në njoftim.

Në Prishtinë, një grua është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

“Prishtinë 20.12.2021-17:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq, në Podujevë, një burrë pas mosmarrëveshjes me gruan e tij, e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.

“Podujevë 20.12.2021-16:40. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në familje në mes të dy bashkëshortëve,  një mashkull dhe një femër kosovar/e, i dyshuari mashkull e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të gjitha këto raste me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)