Mësuesi godet pa mëshirë nxënësin në korridorin e shkollës

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 12:35
Mësuesi godet pa mëshirë nxënësin në korridorin e shkollës

Një video në të cilën shfaqet një mësues duke goditur pa mëshirë nxënësin e tij ka ngjallur reagime të forta në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Ortakioy në Aksaray, Stamboll.Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një mësuese ndërhyn për të shpëtuar nxënësin, i cili po goditej me shpulla nga mësuesi i matematikës në korridorin e shkollës.

Mësuesi u shkarkua nga detyra ndërsa ndaj tij po zhvillohet një hetim gjyqësor dhe administrativ.

(Kosova Sot Online)