Drejtuesit e Akademisë së Drejtësisë raportojnë në Komisionin për Legjislacion, ankohen për mungesë të buxhetit

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 11:43
Drejtuesit e Akademisë së Drejtësisë raportojnë në Komisionin për Legjislacion, ankohen për mungesë të buxhetit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Planin Vjetor të Performancës për Akademinë e Drejtësisë për vitin 2022.

Me këtë rast, nga kjo Akademi paraqitën ankesat e tyre sa i përket mungesës së buxhetit.

Enver Fejzullahu, drejtor ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë tha se kanë mungesë të buxhetit, por që edhe objekti në ndërtim e sipër po iu sjell probleme.

“Objektiv është avancimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në sistem i kemi diku 600 gjyqtarë dhe prokurorë, pa e përfshirë stafin administrativ. Përmasimi i infrastrukturës mbetet sfidë, ne kemi një objekt që është në ndërtim e sipër. Tash buxheti është i pamjaftueshëm edhe pse ne e kemi dhënë buxhetin fillestar. Objekti për momentin është pezull”, ka shtuar ai.

Fejzullahu ka thënë se ata janë shembull në rajon për mënyrën e funksionimit.

(Kosova Sot Online)