Foto e rrallë pak para sulmit të parë ndaj familjes Jashari në Prekaz

  • A.P /
  • 30 dhjetor 2021 - 16:00
Foto e rrallë pak para sulmit të parë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Sot janë bërë 30 vite nga sulmi i parë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Me këtë rast Adem Jashari i ri ka publikuar një foto të lagjes së Jasharëve nga ajo ditë.

Këtë fotografi ai e ka ndarë në “Instagram”, teksa ka shkruar se fotografia është bërë me 30 dhjetor të vitit 1991.


Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën.

Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.

Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.

Image

(Kosova Sot Online)