Basha: Këto janë tre mënyrat e mia për pastrimin e politikës në 2022

  • A.P /
  • 30 December 2021 - 18:00
Basha: Këto janë tre mënyrat e mia për pastrimin e politikës në 2022

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një komunikim me gazetarët, ku inceneratorët dhe pastrimi i politikës kanë qenë kryefjalë.

Basha tha se Avokatia politike e Edi Ramës ndaj inceneratorëve ka marrë përmasa groteske dhe se në këtë aferë është e gjithë trupa qeveritare.

“Ndajmë dhe shpresën dhe besimin dhe urimin se ky vit kaq i mbrapshtë për shumicën dërrmuese të bashkëqytetarëve tanë të mbetet mbrapa dhe bashkë me vitin e ri të nisë dhe një rrugë dhe një shpresë e re për shqiptarët.


Para pak ditësh një ministër i Edi Ramës u arrestua për aferën mafioze të inceneratorëve. Prej vitesh PD dhe unë personalisht kemi denoncuar me fakte se si qeveria e Edi Ramës me në krye Edi Ramën e konceptoi, e zbatoi dhe përfitoi nga afera korruptive e inceneratorëve. Gjatë gjithë kohës jemi ndeshur me një mur që vetëm lartësohej, i cili përbëhej nga censurë, autocensurë, shpifje dhe sulme ndaj opozitës, ndaj meje dhe përfaqësuesve të PD që denonconin. Një xhirim të shpejtë të këtij qëndrimi e keni parë dhe në kom hetimor. Avokatia politike e Edi Ramës ndaj inceneratorëve ka marrë përmasa groteske. Vetëm, një javë para arrestimit të Kokës mbërritën kallëzime nga njerëz që janë sot në kërkim, kundër meje dhe 4 drejtuesve të tjerë të PD. Në këtë aferë nuk kemi të bëjmë me një njeri të vetëm, as ata 2-3 që janë në kërkim, por me gjithë trupën qeveritare avokatia dhe mbrojtja shtetërore që i ka bërë Edi Rama e ka nxjerrë atë zbuluar.

Është bashkëautor, bashkëfajtor me Lefter kokën dhe të pandehurit e tjerë. Arrestimi i një min të Edi Ramës është provë e drejtësisë së qëndrimeve tonë, e qendresës sonë për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me 400 mln euro. Para që mungojnë në xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.

Ai theksoi se prova tjetër e dukshme e rëndësisë që ka afera e inceneratorëve për Edi Ramën është fakti që edhe tani kur ato ndodhen nën sekuestro ata vazhdojnë t’i paguajnë.

“Nuk kujtohen për shtresat në nevojë, nuk kujtohen për asnjë shtresë tjetër, por vazhdojnë paguajnë miliona lekë të shqiptarëve për inceneratorëve. Paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës. Skandali i nxjerrjes së të dhënave personale, konfirmon se ndër më të paguarit janë pikërisht ata që kanë përfituar, nuk janë njerëzit që prodhojnë apo ofrojnë shërbime, apo që eksportojnë. Janë njerëzit që paguhen me paratë e taksapaguesve më të varfër për një aferë korruptive. Faktet janë në sytë e shqiptarëve.


Më në fund nuk ka më nevojë për retorikë. Skema e inceneratorëve, afera më e madhe korruptive e këtyre 30 viteve është bashkëpunim mes politikanëve dhe mafies për të vjedhur paratë e shqiptarëve. për të përdorur një pjesë për të vjedhur zgjedhjet dhe për të ndalur ndryshimin”, tha kreu i PD.

Sipas Bashës, veprimi sa më shpejt i drejtësisë do të ishte jo vetëm konfirmim se drejtësia më në fund po fillon të godasë korrupsionin, do të ishte po kështu dhe dhurata më e mirë 5 vite pas nisjes së reformës në drejtësi për ata shqiptarë që besuan dhe u zhgënjyen se drejtësia po fillon të punojë për atë detyrë që i kanë ngarkuar shqiptarët me kushtetutë e ligj, t’i japë fund pandëshkueshmërisë në vend.


“Sa kohë që ky të jetë realiteti nuk mund të ketë detyrë më të rëndësishme për PD, se sa të shtyjë përpara dhe me të gjithë forcën, pastrimin e politikës”, theksoi Basha.

Kreu i PD renditi tre mënyra për pastrimin e politikës: reforma e thellë zgjedhore, duke përfshirë dhe Kushtetutën; drejtësia të bëjë përpara dhe vettingu në politikë.

“Pastrimi i politikës përmes 3 mënyrave, së pari zgjedhjet. Patronazhistët, një konfirmim i partisë-shtet, u konfirmua nga afera e inceneratorëve. Çlirimi i zgjedhjeve nga rrethimi i shumëfishtë, nuk mund të kryhet vetëm me disa hapa korrektivë, me ligjin e reformës zgjedhore. Kërkohet një reformë e thellë e cila të përfshijë dhe Kushtetutën. Një reformë e tillë kërkon dhe shoqërinë.
Ky është një kusht pa të cilin nuk mund të ecet përpara, arsyeja kryesore që PD ndodhet në një parlament që nuk përcakton vullnetin e qytetarëve, ku pakica është shumicë jo prej votës së shqiptarëve por prej masakrës zgjedhore.
E dyta mënyrë është që drejtësia të bëjë përpara. Hapat e parë janë inkurajues. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe më shpejt, transparencë brenda kushteve të sekretit hetimor dhe hapi i tretë është vettingu i politikanëve. Iniciativa jonë nuk është për të larë gojën. Bashkë me ligjin antimafia, janë mënyra e vetme për të çliruar Shqipërinë”, deklaroi Basha.

(Kosova Sot Online)