Atentat makinës? Kush është pronari i shkollës private që u shpëtoi plumbave

  • E.K /
  • 18 janar 2022 - 12:19
Atentat makinës? Kush është pronari i shkollës private që u shpëtoi plumbave

Lulëzim Masha 63 vjeç administratori i shkollës Willson në Tiranë, është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke drejtuar makinën e tij në zonën e te Liqenit të Thatë.

Abc mëson se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit tip Benz të cilin e drejtonte Masha, i cili udhëtonte i vetëm.

Autori ende i paidentifikuar është larguar në këmbë dhe është shpallur në kërkim. Ende është paqartë nëse kemi të bëjmë me një atentat.

(Kosova Sot Online)