Komuna e Prishtinës me masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 15:41
Komuna e Prishtinës me masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje është mbledhur shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe kanë marrë disa vendime në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Rama ka thënë se në mbledhje u vendos që të organizohet puna vetëm me staf esencial, administrate të ofrojë dezingektues për duar dhe maska në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme, procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022 si dhe do të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Po ashtu është vendosur që punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

Tutje Rama ka bërë të ditur se 78% e punonjësve të Komunës së Prishtinës janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.

Shkrimi i tij i plotë:

Komunikatë për media

Dje me datë 22 Janar 2022, u mblodh shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në këtë mbledhje u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e

Pandemisë COVID-19, dhe u morrën këto vendime:

– Të organizohet puna vetëm me staf esencial;

– Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

– Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart;

– Obligohet Administrata të ofrojë  dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;

– Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.

– Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura;

– Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë;

– Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022;

– Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.

(Kosova Sot Online)