Kryeqyteti po ngrin, por qytetari shëtit me të shkurtra

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 15:52
Kryeqyteti po ngrin, por qytetari shëtit me të shkurtra

Ulja e temperaturave, nuk e ka penguar një qytetar që të dal me mëngë të shkurtra nëpër rrugët e Tiranës.

Gazetari e ka pyetur se si ja bën që nuk ka të ftohtë, ndërsa qytetari thotë se me të ndodh e kundërta përsa u përket rrobave, duke theksuar se nëse vishet rrezikon të ftohet.

Mes të tjerash ai shprehet se të gjitha rrobat që kishte për dimër, i ka prerë për t’i përshtatur si rroba verore. “U bënë 3 -4 vjet që rri kështu. Heqja e rrobave është në mënyrë graduale, heq njërën, heq një tjetër.” tha qytetari.


(Kosova Sot Online)