Behluli: Qeveria e Kosovës duhet qartazi t'i thotë STOP Goran Rakiçit

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 18:31
Behluli: Qeveria e Kosovës duhet qartazi t'i thotë STOP Goran Rakiçit

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale në Facebook, opinionisti Hajrush Behluli ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet qartazi t'i thotë STOP Goran Rakiqit pasi ky i fundit kërkon reciprocitet brenda Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Qeveria e Kosovës duhet qartazi t'i thotë STOP krijesave të tilla sepse Bosna është shembulli ma i mirë se çka ka me na ndodhë", ka shkruar ndër të tjera Behluli.

Postimi i plotë:

“Goran Rakiq kërkon reciprocitet brenda Kosovës”        
Ky tash po kërkon reciprocitet po kur t'a ban Zajednicën të shpallë luftë dhe kërkon ndihmën vëllazërore te Serbisë dhe të Rusisë.
Qeveria e Kosovës duhet qartazi t'i thot STOP krijesave të tilla sepse Bosna është shembulli ma i mirë se çka ka me na ndodhë.
Shëndet e me të mira.
PS. Disa ,, analista" që thojnë se duhet me dhënë Kosova ose Zajednicën ose teritore Serbisë për të bërë marveshje me ata duhet thënë: Jepni ju diçka çka keni në shtëpitë e juaja.

(Kosova Sot Online)