LVV-ja e konsideron të paarsyeshme seancën e sotme, Kusari: Opozita s’ofron zgjidhje konkrete

  • G.G /
  • 24 janar 2022 - 17:02
LVV-ja e konsideron të paarsyeshme seancën e sotme, Kusari: Opozita s’ofron zgjidhje konkrete

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e konsideron të paarsyeshme seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

Shefja e këtij grupi, Mimoza Kusari-Lila tha se seanca e jashtëzakonshme do të arsyetohej në rast se opozita do të ofronte zgjidhje apo alternativa për t’u përballur me krizën energjetike.

“Seanca e sotme do të arsyetohej sikur të kishte qëllim ofrimin e zgjidhjeve konkrete apo alternativave të pashqyrtuara”, tha ajo.

Sipas Kusari-Lilës, opozita nuk e ka seriozisht shqyrtimin përmbajtësor të problemit me energjinë elektrike.

(Kosova Sot Online)