E kryer: Brenda javës emërohen drejtorët e PDK-së në Prishtinë, Blerand Stavileci në ‘pole position’ për nënkryetar

  • G.G /
  • 24 January 2022 - 17:04
E kryer: Brenda javës emërohen drejtorët e PDK-së në Prishtinë, Blerand Stavileci në ‘pole position’ për nënkryetar

Pesë ditë më herët kryetari i Prishtinë përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se ka emëruar disa nga drejtorët që do të udhëheqin drejtori të caktuara në Prishtinë.

Dhjetë drejtorë, nënkryetarin, shefin e kabinetit dhe shtatë këshilltar është përbërja aktuale që Përparim Rama ka vendosur që për katër vitet e ardhshme të qeverisë me Prishtinën.

“Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje”,  ka qenë fundi i postimit të Ramës ku edhe ka prezantuar përbërjen e disa drejtorëve.

E me gjasë kjo javë do të jetë finalja kur ekipi që do të qeverisë me kryeqytetin do të kompletohet e që nënkupton se katër drejtoritë dhe nënkryetari i komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës do të emërohen gjatë kësaj jave.

Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime të sigurta.

“Nënkryetari dhe drejtorët që i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës do të emërohen gjatë kësaj jave”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic.

Blerand Stavileci është në ‘pole position’ sa i përket pozitës së nënkryetarit të komunës së Prishtinës nga PDK.

Raportimet se Dardan Sejdiu ish deputet i VV dhe ish nënkryetar i komunës së Prishtinës se mund të rikthehet në pozitën që dikur mbante si nënkryetar i Komunës, sipas këtij burimi janë të pavërteta.

“Për çdo drejtor PDK ka nga dy ose tre emra për dikastere të caktuara….”, ka thënë tutje ky burim.

LDK e PDK në Prishtinë në momenti ne fundit janë pajtuar për ndarjen e pushtetit në Prishtinë, meqë këta të fundit me cdo kush institon që ta kenë drejtorinë e Arsimit duke thënë se Uran Ismajli ka pasur plan konkretë gjatë kohës së fushatës për arsimin në Prishtinë.

Ekipi i Përparim Ramës duke përfshrië këtu edhe drejtorët e PDK-së ka pasur të zyrtarizohet më herët por që edhe Rama por edhe Urain Ismajli kanë qenë të prekur nga Covid 19.

Më poshtë njoftimi i Pëparim Ramës për drejtuar tashmë të emëruar:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronës
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/255823600028969

(Kosova Sot Online)