Ministri Mehaj takohet me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 19:11
Ministri Mehaj takohet me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Hovenier përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter tha se në këtë takim ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-së për ta forcuar FSK-në që të bëhet partner edhe më i fortë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

“Me ministrin @armend_mehaj , rikonfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunimin në fushën në mes SHBA-së e Kosovës, për të ndihmuar #FSK-në të bëhet një partner edhe më i fortë, multi-etnik i ndërveprueshëm nga NATO-ja, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

(Kosova Sot Online)