Haxhiu: 'Kurti kaloi nga ‘krejt dhe drejt’ në ‘krejt dhe shtrenjtë’'

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 20:36
Haxhiu: 'Kurti kaloi nga ‘krejt dhe drejt’ në ‘krejt dhe shtrenjtë’'

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë që qeveria Kurti ka premtuar lirimin e çmimeve, por po e promovon dhe e përkrah të kundërtën.

“Prandaj edhe ai [Albin Kurti] nuk po ka dëshirë me ia përmendë premtimet që i ka bërë si opozitar, mirëpo është e pashmangshme sepse ia premtoi për lirimin e TVSH-së për produktet elementare ushqimore, nga ai premtimi kur thoshte se buka nga 36 cent do të bëhej 31 cent ndërsa sot buka është 42 deri në 50 cent”, ka thënë Haxhiu në Foltoren e Kuvendit, duke përmendur edhe rritjen e çmimeve të tjera të produkteve bazike ushqimore.

“Është premtu edhe lirimi i energjisë elektrike dhe për këtë ka pasë besim të qytetarëve me 50 për qind bazu në ato zotime dhe në ato premtime”.

“Me shtrenjtimin e energjisë elektrike sot po plaçkiten qytetarët e Kosovës direkt në buxhetet e tyre familjare”.

Sipas Haxhiut, kjo qeveri po karakterizohet nga shtrenjtimi rrjedhimisht vështirësimi i jetës së qytetarëve dhe jo trajtimit të tyre të drejtë siç mëtonte motoja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

“Të mos shtrenjtohet energjia elektrike sepse nga premtimi ‘krejt dhe drejt’ po del ‘krejt dhe shtrenjtë’ bazu edhe në çmimin e konsumit të përditshëm ditor dhe konsumin e energjisë elektrike të propozuar”.

(Kosova Sot Online)