Kosovari la gruan matanë kufirit pasi nuk i kishte tri doza të vaksinës

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 20:43
Kosovari la gruan matanë kufirit pasi nuk i kishte tri doza të vaksinës

Qytetarët që kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri janë shprehur të pakënaqur me masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Kaq qetë rrallëherë ka qenë gjendja.

Këtu në pikën kufitare në Morinë gjashtë korsi janë të hapura për të hyrë e për të dalë nga Kosova, mirëpo në asnjërën nuk ka vetura.

Edhe disa prej atyre që ia mësyjnë Kosovës, detyrohen të khehen nga kanë ardhur.

Krejt kjo vie nga një vendim i Qeverisë së Kosovës, ku bëhet e obligueshme posedimi i tri dozave të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Por kjo masë e ekzekutivit kosovar, nuk po mirëpritet nga shtetasit e Shqipërisë.

Megjithatë kishte edhe prej tyre të imunizuar me dozën e tretë.

Një qytetar i Kosovës që është i martuar në Shqipëri thotë se u detyrua të udhëtonte pa gruan e tij.

“Unë edhe ky i kemi tri doza. Është problem, tepër problem. Shoqja nuk e ka asnjërën dozë. Unë shoqen e kam andej, këndej s’mundem me e qit”, tha ai.

Përveç kundërshtimeve, kjo masë e Qeverisë po mirëpritet nga profesionistët shëndetësorë.

Arsyetim rreth këtij vendimi ka dhënë vetë ministri i Shëndetësisë.

Latifi u shpreh se vendimi për masat e reja anti-Covid megjithatë do të rishqyrtohet.

Vendimi për masat e reja anti-Covid ka hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të zgjas deri më 4 shkurt.


(Kosova Sot Online)