Në përkrahje të profesorit nga Vushtrria nis ‘ProfaChallenge’

  • G.G /
  • 31 January 2022 - 13:42
Në përkrahje të profesorit nga Vushtrria nis ‘ProfaChallenge’

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci në një intervistë në KTV ka rrëfyer se po linçohet për video e tij të cilat tashmë janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka marrë përkrahje nga fytyra publike, aktivistë për të drejtat e njeriut e shumë persona tjerë.

Rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale, teksa tashmë ka filluar një sfidë në përkrahje të profesorit nga Vushtrria.

Sfidë kjo e nisur nga eksperti i rrjeteve sociale – Valon Canhasit i cili përmes një videoje në rrjetin social “Facebook” ka ftuar të gjithë që të bëjnë nga një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi.

“Ju ftoj krejtve me bo ka një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi, #profachallenge”, shkroi Canhasi në video e realizuar duke vallëzuar nga zyra e tij.

https://www.facebook.com/567949702/videos/679306896561359/

(Kosova Sot Online)