Qeveria dhe Vetëvendosje s’marrin pjesë në seancë, Tahiri: ZRrE në linjë me qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 11:48
Qeveria dhe Vetëvendosje s’marrin pjesë në seancë, Tahiri: ZRrE në linjë me qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit ka kritikuar mospraninë e Grupit Parlamentar të VV-së dhe kabinetit qeveritar në seancë.

“Siç jeni në dijeni në seancën e djeshme në një diskutim rreth ngritjes së çmimi të energjisë elektrike e kam njoftu këtë kuvend janë duke i mbledhë nënshkrimet per të debatuar lidhur me këtë çështje. Shihni tarifat dhe ngritjen e çmimit dhe shihni pozicionimin e qeverisë.  AAK nuk e ka lëshuar sallën por kemi qëndruar, sot Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk është këtu, GP më i madh e injoron debatin mbi një çështje e cila e ka një rëndësi të jashtëzakonshme, kjo tregon se si i qasen dhe si ka qenë e sinkronizuar rritja e çmimit të rrymës nga ZRrE-ja”, tha Tahiri.

Ai tha se kanë kërkuar debat parlamentar që Kuvendi përmes një rezolute të kërkojë revokimin e çmimit të rritur të energjisë elektrike nga ZRrE-ja.

“Ne kemi kërkuar debat parlamentar dhe ky kuvend përmes një rezolute të jap një qëndrim të qartë për revokimin e vendimit të ZRrE. ZRrE që tashmë është kthyer në një instrument të qeverisë është duke reflektuar saktë direktivat e qeverisë dhe shumicës parlamentare”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)