Princi Charles del pozitiv në testin për Covid-19 për herë të dytë
Princi Charles i Uellsit ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe është futur në vetizolim.
Pallati mbretëror njoftoi se Princi Charles e mori rezultatin e testit të enjten në mëngjes dhe e ka shtyrë vizitën në Winchester.
Kjo është hera e dytë që Princi Charles infektohet me koronavirus, pasi për herë të parë ishte prekur në vitin 2020, shkruan BBC.
(Kosova Sot Online)