Kosovarja që punon si shofere e autobusit në Danimarkë qe 21 vjet

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 08:55
Kosovarja që punon si shofere e autobusit në Danimarkë qe 21 vjet

Hamideja nga Drenica ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje “Skype”.

E vendosur në kolltukun e shoferes në autobusin ku punon prej 21 vitesh, Hamideja u shpreh e lumtur që ia ka dalë me sukses në një profesion të konsideruar për burra.

Ajo tregoi se këtë punë ia rekomandoi i shoqi dhe sot është shumë e lumtur që jo vetëm ia ka marrë dorën, por nuk ka patur asnjë incident e s’ ka marrë asnjë gjobë të vetme.

“Si sot para një jave kam bërë plot 21 vite që kam filluar punë në autobus. Atëherë ka qenë më e rrallë të shihje femra si shofere autobusi. Unë jam natyrë që zakonisht dëgjoj muzikë në autobus, por kur hyjnë ndonjëherë udhëtarët dhe dëgjojnë muzikën shqip reagojnë dhe kënaqen”, tha Hamideja.

(Kosova Sot Online )