Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovës

  • E.K /
  • 16 February 2022 - 10:51
Pesë raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Mitrovicë është arrestuar një person pasi ka sulmuar gruan e tij. Pas intervistimit nga prokurori palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë 15.02.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, janë përfshirë në rrahje në mes veti. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Edhe në Malishevë është arrestuar një person pasi e goditi me një mjet të fortë babanë e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 14.02.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se me një mjet të fortë e kishte goditur babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është dhëne tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari, dyshohet se është me probleme mentale dhe është nën masën  e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Malishevë, një grua ka lajmëruar policinë se burri i saj që ndodhet jashtë Kosove e ka kanosur përmes telefonit dhe ka kërkuar që ajoi të largohet nga shtëpia. Ajo është dërguar në strehimore.

“Malishevë 15.02.2022-06:10 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i sajë  kosovar, i cili ndodhet jashtë shtetit, është duke e thirrur në telefon dhe duke e kanosur dhe kërkuar nga ajo që të largohet nga shtëpia. Ankuesja është dërguar në shtëpi të sigurt – strehimore. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Klinë u arrestua një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Klinë 15.02.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Edhe në Gjilan u arrestua një person pas kanosi, frikësoi dhe shqetësoi gruan e tij.

“Gjilan 10.02.2022 – 16:20. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur, frikësuar, shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)