Vizitori i Brezovicës raporton në polici se dikush ia vodhi paratë

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 10:17
Vizitori i Brezovicës raporton në polici se dikush ia vodhi paratë

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur paratë që i ka pasur në veturë.

Sipas tij veturën e ka parkuar dhe pasi është kthyer në Prizren e ka vërejtur se i mungojnë paratë.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Qendra e Skijimit Brezovicë, 20.02.2022-09:00/18:00.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme.. Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)