Sherr me armë, plagosen 3 persona

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 08:18
Sherr me armë, plagosen 3 persona

Mamurras – 3 persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Fushë-Mamurrasit ku të përfshirë në një konflikt kanë qenë disa persona. Ky sherr ka përfunduar me përdorim të armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur 3 persona.

Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbinit të cilët kanë shkuar  në vendngjarje duke prangosur 3 personat e përfshirë në konflikt, ndërsa është sekuestruar dhe një armë zjarri kallashnikov. Mendohet se ngjarja ka ndodhur për çështje banale, ndërsa në konflikt mund të jenë përfshirë disa persona.

Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë linjës hekurudhore në Fushë Mamurras. Policia ka mundur të shoqërojë disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.

(Kosova Sot Online)