222 njerëz u vranë në Kiev që nga fillimi i agresionit rus

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 14:28
222 njerëz u vranë në Kiev që nga fillimi i agresionit rus

Gjithsej 222 njerëz janë vrarë në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi rus më 24 shkurt, përfshirë 60 civilë dhe katër fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë.

Në një deklaratë, administrata e qytetit të Kievit ka thënë se më shumë se 889 njerëz u plagosen, përfshirë 241 civilë dhe 18 fëmijë, sipas raportimeve të Reuters.

Ndërkaq, 757 fëmijë kanë lindur në Kiev që nga fillimi i luftës, u tha në deklaratë./

(Kosova Sot Online)