Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 10:31
Gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 12 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Në trajtim janë edhe katër të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Në trajtim 12 pacientë  nga Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 12 pacientë  nga Covid-19, 8 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2  pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacienrtë

(Kosova Sot Online)