Daçiq: Shtetet e Quintit nuk dëshirojnë të ushtrojnë trysni ndaj Kurtit

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 11:27
Daçiq: Shtetet e Quintit nuk dëshirojnë të ushtrojnë trysni ndaj Kurtit

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, theksoi se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, “ishte fajtore e drejtpërdrejt për vdekjen e një numri të madh serbësh dhe se vendet e Quintit nuk po bëjnë trysni ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të zhvillohen më 3 prill, por dëshirojnë që Serbia me çdo veprim të saj ta lëvizë Kosovën drejtë pavarësisë, ka shkruar gazeta serbe, “Kurir”.

I pyetur për të komentuar ngushëllimet e Presidentes së Kosovës, Vjose Osmani, për vdekjen e Albright, Daçiq tha se të gjithë ata, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara, janë pjesë e një laboratori politik.

“Ata janë pjesë e një laboratori politik, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe vende të tjera, me pjesëmarrjen shtesë të ekstremistëve islamikë. E shihni sesi vendet e Quintit na kërcënojnë të vendosim sanksione ndaj Rusisë? Ky është një tregues se ata nuk do t’i bëjë trysni Albina Kurtit. Ai dëshiron që ne me çdo lëvizje tonë ta çojmë Kosovën drejt pavarësisë”, tha tha Daçiq.

Kur është fjala për Madeleine Albright, Daçiq tha se nuk duhet të gëzohemi për vdekjen e askujt dhe theksoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për vdekjen e qytetarëve të pafajshëm “do ta mbajnë mbi supe mallkimin e përjetshëm”.

I pyetur nëse kishte ndonjë simbolikë fakti që Albright vdiq në ditën e marrjes së vendimit për bombardimin e Serbisë, ai tha se ishte i sigurt se bëhet fjalë për një “rastësi domethënëse”.

“Disa njerëz nuk e kanë marrë dënimin tokësor dhe kam thënë edhe më parë se do t’u bjerë marrin dënimin e Zotit. Shpresoj që Zoti t’ia falë të gjitha krimet që ka bërë ndaj popullit serb dhe shtetit serb. Ne nuk do ta kujtojmë atë për ndonjë çdo gjë të mirë, por si manipuluese të madhe”, tha Daçiq dhe shtoi se Albright ishte një nga fajtorët e drejtpërdrejt për bombardimin e Serbisë.

Daçiq iu referua edhe rolit të Albrightit gjatë negociatave në Rambuje.

“Pas ngjarjeve në Reçak, ajo personalisht doli dhe foli për masakrën në kuptimin se aty u vranë dhe u pushkatuan njerëz, vetëm sa nuk tha se serbët kanë prerë koka. Unë mendoj se është përgjegjëse për vdekjen e një numri të madh të njerëzve tanë dhe civilëve, ushtarëve dhe policëve që nuk janë fajtorë për asgjë. Unë mendoj se ata që janë përgjegjës do të bartim përsipër përgjithmonë njëlloj mallkimi “, tha lideri i SPS-it.

(Kosova Sot Online)