Naim Miftari nga spitali: Unë do të jetoj aq gjatë, derisa të shoh fundin e Pronto Mafias

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 12:52
Naim Miftari nga spitali: Unë do të jetoj aq gjatë, derisa të shoh fundin e Pronto Mafias

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Niam Miftari, po përballet me disa komplikime shëndetësore kohën e fundit.

Ai, ka publikuar një fotografi i shtrirë në spital.

Edhe pse po përballet me shëndetin jo të mirë, Miftari thotë se do të jetojë aq gjatë derisa të sheh fundin e Pronto Mafias në Kosovë.

Ai shkruan se asgjë nuk është më me vlerë sesa Kosova.

“Në çdo rrethanë në çdo variant, unë do të jetojë aq gjatë derisa nuk e shoh dhe sigurtë do ta pres fundin e juaj, fundin e Pronto Mafias në Kosovë.

As jeta, as asgjë tjetër nuk është më vlerë dhe i përjetshëm pos shteti i jonë, Kosova është dhe do të jetë e përjetshme!”, shkruan Miftari në Facebook.

Miftari, ditë më parë ka akuzuar mjekët në Kosovë se për shkak të tyre tashmë po përballet me një sfidë të rëndë në spitalet evropiane.

Sipas tij, në Kosovë, dentistët i kanë vendosur mjete kancerogjene në Kosovë, ku së fundmi po ka probleme të mëdha.

Ai ka kryer disa operime si pasojë e atyre mjeteve metalike të vendosura nga mjekët në Kosovë, e si pasojë e tyre mund edhe të shkaktojnë sëmundje kancerogjene.

(Kosova Sot Online)