A do të rritet tatimi në pagë? Flet Hekuran Murati

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 09:56
A do të rritet tatimi në pagë? Flet Hekuran Murati

Mbrëmë është raportuar se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Por, këto raportime i ka mohuar ministri i Financave Hekuran Murati.

Në një konferencë për media,  Murati tha se Koncept-dokumenti në fjalë ka qenë i publikuar për konsultime publike dhe ka qenë i përgatitur nga stafi civil, por më pas tha se ka kërkuar që të tërhiqet pasi i njëjti, sipas tij, nuk e përfaqëson programin e tyre qeverisës.

Ai tha se kurdo që ka ndonjë ndryshim në politikat fiskale qytetarët do të njoftohen me kohë.

“Për çdo masë që merr qeveria do të ju informojmë. Koncept-dokumenti në fjalë ka qenë i publikuar për konsultime publike, pra nuk është dokument sekret është publikuar dhe unë e kam pa atë ditë kur është publikuar dhe kam qenë i befasuar dhe kam kuptuar që ka qenë i përgatitur nga stafi civil, pra nuk janë qëndrime të Qeverisë, e as nuk është që është bërë me direktiva nga kabienti apo që përfaqëson programin qeverisës. Kam kërku që të tërhiqet nga konsultimet publike dhe ne si qeveri me kohë do të ju njoftojmë për të gjitha ndryshimet, pra mjafton që të bazoheni në atë që e dërgojmë zyrtarisht nëpër kanalet zyrtare të komunikimit… Ai dokument është tërhequr nga qarkullimi publik dhe kurdo që të kemi ndryshime të politikave fiskale do të ju njoftojmë me kohë”, tha Murati,

(Kosova Sot Online)