Biden e quajti “gjenocid” luftën e Rusisë në Ukrainë, Macron sërish del kundër: S’na shërben kjo retorikë

  • G.G /
  • 13 April 2022 - 13:06
Biden e quajti “gjenocid” luftën e Rusisë në Ukrainë, Macron sërish del kundër: S’na shërben kjo retorikë

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar t’i përshkruajë krimet ruse në Ukrainë si “gjenocid”.

I pyetur nga gazetarët e televizionit publik francez nëse ai do ta përdorte këtë fjalë për t’i përshkruar aktivitetet ruse në Ukrainë, siç ka bërë dy herë presidenti amerikan Joe Biden, Macron tha: “Ai ishte i kujdesshëm ndaj termave të tillë sepse ata janë dy kombe vëllazërore (rusët dhe ukrainasit).

“Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të jetë e mundur, për ta ndalur këtë luftë dhe për ta rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se një përshkallëzim i tillë i retorikës i shërben këtij qëllimi”, tha Macron.

“Ajo që mund të themi me siguri është se kjo situatë është e papranueshme dhe se është një krim lufte. Ne jemi dëshmitarë të krimeve të paprecedentë të luftës në tokën tonë, tokën tonë europiane”, vijoi presidenti i Francës.

Presidenti francez, i cili së shpejti po përballet me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, theksoi se Franca po bashkëpunon me Ukrainën në hetimin e krimeve të luftës.

“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale dhe tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte. Ne duhet t’i gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.

(Kosova Sot Online)