“Rama i kërkoi SPAK, të më fusë në burg”, Berisha: E pranoi se SPAK është pjellë e PS

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 13:01
“Rama i kërkoi SPAK, të më fusë në burg”, Berisha: E pranoi se SPAK është pjellë e PS

Ish kryeministri Sali Berisha e ka sulmuar sërish sot Prokurorine e Posacme kundër Korrupsionit SPAK, duke e quajtur “pjellë e PS”. Sipas Berishës, retorika e Ramës gjatë Kongresit të PS ndaj SPAK ishte se “e dua në burg Berishen dhe ne djall opoziten”.

“Përveç kësaj, Kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostra-s, aty nuk u caktuan killer që do lanin hesapet me kundërshtarët e klanit qeveritar, aty u përzgjodh SKAP-i, ata të cilët kanë pasur ndonjë vërejtje e dyshim se po abuzohej duke e quajtur SPAK-un si SPAK i partisë, u gjetën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur Edi Rama, kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj e këtë ta di Shqipëria e bota.

Në diktaturë ju nuk keni jetuar por institucionet quheshin si Prokuroria, gjykatat, policia, ushtria etj, armë të partisë. Ekzakt kjo që ju them, armë në duart e diktaturës. Këtë herë flitet për armë të PS, apo të narkoshtetit.

Kësaj here kreu i organizatës kriminale ngarkoi SKAP-in e partisë, se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën.

Pra në historinë 30-vjecare të këtij vendi, të jem i sinqertë, kuvende të tilla edhe partia e punës ka zhvilluar në 48, 56, në vitet 70, po kaq të hapura përpiqet të demaskonte”, tha Berisha ne fjalin e tij e konferencen me mediat.

(Kosova Sot Online)